Napoli bie në shtëpi, Lazio fiton dhe ndryshon renditjen në Serie A
Napoli ka pësuar humbje nga Lazio në shtëpi me rezultat 1-0 në njërën nga ndeshjet kryesore të Serie A të javës së 15-të.
Në pjesën e parë, vendasit ishin më të rrezikshëm, ku Scott McTominay dhe Khvicha Kvaraskhelia kishin raste për gol, por nuk ia dolën.
Sa i përket, pjesës së dytë të dy skuadrat kishin raste, por që Lazio arriti të shënojë.
Në minutën e 79-të, Tijjani Noslin asistoi te Gustav Isaksen, që shënoi për 1-0.
Deri në fund nuk kishte më raste, duke bërë që Lazio të merrte tre pikë që e dërgojnë në vendin e pestë me 31 pikë, ndërsa Napoli mbetet i dyti me 32 pikë.
Lider i ri është Atalanta, që tashmë ka 34 pikë në krye të Serie A./telegrafi/