Nani pensionohet nga futbolli në moshën 38 vjeçare
Luis Nani ka bërë të ditur se tashmë është tërhequr nga futbolli profesionist pasi ka shijuar një karrierë prej 19 vitesh.
38-vjeçari, i cili pati 111 kontribute në gola (40 gola, 71 asistime) në 230 paraqitje për Manchester United.
Ai ndeshjet e fundit i bëri te klubi Estrela Amadora në vendlindjen e tij.
“Ka ardhur koha të them lamtumirë, kam vendosur të përfundoj karrierën time si lojtar profesionist. Ishte një udhëtim i mrekullueshëm dhe doja të falënderoja çdo person të vetëm që më ka ndihmuar dhe më ka mbështetur në nivelet e larta dhe të ulëta gjatë një karriere e cila zgjati mbi 20 vjet dhe më dha kaq shumë kujtime të paharrueshme”.
“Koha për të kthyer një fletë të re dhe për t’u fokusuar në qëllime dhe ëndrra të reja. Shihemi së shpejti! Obrigado. Thank you. Gracias. Grazie. Teëekkürler”, ka shkruar ai.
Nani fitoi katër tituj të Ligës Premier , dy kupa të ligës dhe Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij në “Old Trafford”, ku e kishte kulmin e karrierës.
Ai luajti edhe për klube si Sporting, Fenerbahce, Valencia, Lazio, Orlando, Venzia, Melbourne Victory dhe Adana Demirspor.
Me Kombwtaren e Portugalisw, ai kishte 112 ndeshje dhe 24 gola, ku fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2008./Telegrafi/
The time has come to say goodbye, I have decided to finish my career as a professional player. It’s been an amazing ride and I wanted to thank every single person who has helped me and supported me through the highs and lows during a career which lasted over 20 years and gave me… pic.twitter.com/3ZuSMrPHcR
— Nani (@luisnani) December 8, 2024