Dhunoi dhe sulmoi seksualisht të moshuarën 74-vjeçare, ndalohet 38-vjeçari në Pukë
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Pukë ku dyshohet se një 38-vjeçar ka dhunuar dhe ka tentuar të përdhunojë një të moshuar 74-vjeçare.
Policia e Pukës ka bërë të mundur ndalimin e tij dhe i ka referuar materialet proceduriale prokurorisë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, bënë ndalimin e shtetasit F. Sh., 38 vjeç, person me precedent të mëparshëm kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Ndalimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 74-vjeçare.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”.