Albert Vallçi shënon, Xherdan Shaqiri asiston – St. Galleni dhe Baseli ndahen në barazim

Ndeshja mes St. Gallenit dhe Baselit e vlefshme për javën e 17-të elitës së futbollit zviceran përfundoi baras 1-1, ku dy lojtarë me prejardhje nga Kosova lanë gjurmë.

Mbrojtësi kosovar i St. Gallenit, Albert Vallçi ka shënuar gol në minutën e 38-të, duke i dhënë epërsinë ekipit të tij.

Por kur në fushë është Xherdan Shaqirir, kundërshtari nuk duhet të gëzohet shumë, pasi ylli kosovar asistoi te Anton Kade që shënoi për 1-1 në minutën e 85-të.

Vallçi ishte lojtar i ndeshjes sipas SofaScore, duke u vlerësuar me notën 8.0.

Në anën tjetër te Baseli, Shaqiri, u vlerësua me notën 7.4, prej më të mirëve në fushë.

Bastien Toma që luajti nga minuta e 61-të u vlerësua me notën 6.6, ndërsa Betim Fazliji qëndroi në bankë dhe nuk u inkuadrua.

Për Baselin paraqitje të mirë kishte Leon Avdullahu që u vlerësua me notën 7.1, ndërsa Albian Ajeti që luajti më pak se 30 minuta u vlerësua me notën 6.9.

Baseli është në vendin e dytë me 30 pikë, një më pak se Lugano që është në vendin e parë, ndërsa St. Galleni zë vendin e tetë me 22 pikë. /telegrafi