“Kush, kë e njohu?”, reagimet epike të banorëve gjatë sfidës së buxhetit

Në shtëpinë e BBVK, banorët u përballën me një sfidë interesante dhe argëtuese për buxhetin e javës: testin e njohurive të tyre.

Secili prej tyre kishte për detyrë të identifikonte personalitete të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare, një sfidë që përfundoi me momente të paharrueshme dhe disa të qeshura.

Xheneta nuk hezitoi të komentojë situatën duke thënë me humor: “Jemi bërë horë e zotit”.

Komenti i saj pasqyroi në një farë mënyre ndjenjat e përgjithshme, pasi disa nga banorët treguan një mungesë njohurish për figura të rëndësishme historike dhe kulturore.

Megjithatë, gjatë lojës pati edhe kritika dhe tensione. Shumë prej banorëve u fokusuan te Xuxi, i cili nuk arriti të njohë figurën e Ismail Qemalit.

Kjo ngjarje nxiti reagime të ndryshme nga grupi, me disa që nuk kursyen komentet ironike dhe të tjerë që shprehën mbështetje për të.

Disa prej tyre i bënë thirrje Vëllait të Madh që t’i jepte Xuxit një shans për të provuar veten në të ardhmen.

Në mesin e sfidës, kishte edhe momente të tjera që nxitën të qeshura dhe habi. Anisa nuk e njohu figurën e njohur të këngës shqiptare, Nexhmije Pagarushën, ndërsa Driloni dështoi të identifikonte shkrimtarin e madh Ismail Kadare.

Këto gabime krijuan një atmosferë të përzier mes argëtimit dhe reflektimit, duke treguar se sa shumë ka për të mësuar secili prej banorëve. /telegrafi