Anisa para sfidës së buxhetit: Nuk e njeh Nexhmije Pagarushën

Në sfidën më të fundit të Vëllai i Madh, banorët u ndeshën me një provë interesante, ku duhej të identifikonin disa figura të njohura të shfaqura në ekran.

Ky test i kujtesës dhe njohurisë për personalitetet publike u shndërrua në një moment mjaft sfidues për Anisën, e cila nuk e njohu menjëherë një nga emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën.

Gjatë sfidës, kur u shfaq figura e Nexhmijes, Anisa fillimisht shprehu dyshime, duke thënë se i duket si një aktore.

Ajo nisi të bëjë pyetje në mënyrë të paqartë, si “Kush është kjo? Çfarë bën kjo?”, duke tentuar të zbulonte identitetin e personazhit të shfaqur.

Pasi kaluan disa sekonda, Anisa e dha përgjigjën e saj duke e identifikuar si Nexhmije Pagarushën, por nuk mori një konfirmim nga Vëllai i Madh nëse përgjigja e saj ishte e saktë. /telegrafi