Drenusha dhe Xheneta prezentojnë “banoren” e re të Big Brother VIP Kosova

Drenusha dhe Xheneta kanë surprizuar këtë javë fansat e Big Brother VIP Kosova 3 me një moment të veçantë, duke prezantuar “banoren” më të re të shtëpisë.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është se “ajo” nuk është një person i ri, por Gjesti, një nga konkurrentët e njohur të edicionit, i cili u shndërrua në një vajzë.

Gjatë një momenti të paparë, Drenusha dhe Xheneta e ndihmuan Gjestin të transformohet, duke e lyer dhe stilizuar për ta shndërruar në një figurë femërore.

Procesi i transformimit përfshiu një grim të kujdesshëm dhe një stil të flokëve që e bënë Gjestin të duket krejtësisht ndryshe.

Ky moment ka shkaktuar shumë të qeshura te banorët. /telegrafi