Hailey Bieber shfaqet në Los Angeles në formë të mrekullueshme pas lindjes së djalit

Hailey Bieber ka shijuar një mbrëmje të qetë me mikeshën e saj, Kelia Moniz, në Los Angeles, para rikthimit të shumëpritur në tapetin e kuq.

Modelja 27-vjeçare ishte e veshur me një xhaketë lëkure të zezë, xhinse të gjera dhe këpucë loafer, duke kombinuar stilin e saj me aksesorë si syze dielli dhe një çantë stilisti.

Hailey do të marrë pjesë në iHeartMedia 102.7 KIIS-FM Jingle Ball, ku do të bëjë rikthimin e saj në tapetin e kuq që nga lindja e djalit të saj, Jack Blues, në gusht, shkruan DailyMail.

Në këtë ngjarje do të performojnë emra të njohur si SZA dhe Tate McRae, dhe Hailey pritet të shfaqë trupin e saj të hollë pas lindjes.

Ajo ka ruajtur rutinën e saj të bukurisë, që përfshin hidratim dhe SPF, duke përshtatur gjithçka me jetën e saj si nënë. /telegrafi