West Hami jep detaje për gjendjen e Antonios, i cili pësoi aksident të rëndë trafiku
Sulmuesi i West Ham-it, Michail Antonio, është përfshirë në një aksident trafiku, njoftoi klubi i Premier Ligës.
Por, klubi londinez tani ka njoftuar se gjendja e Antonios është stabile tani.
Reagimi i plotë i klubit:
West Ham United konfirmon se Michail Antonio është në gjendje të qëndrueshme pas një aksidenti trafiku këtë pasdite në zonën e Essex-it.
Michail është i vetëdijshëm dhe në komunikim dhe aktualisht ndodhet nën mbikëqyrje të afërt në një spital në qendër të Londrës.
Në këtë kohë të vështirë, ju lutemi të respektoni privatësinë e Michail-it dhe familjes së tij.
Klubi nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm këtë mbrëmje, por do të japë një përditësim të mëtejshëm në kohën e duhur.