Macroni mirëpret Trumpin dhe Zelenskyn një takim të improvizuar në Paris
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mirëpritur Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Paris, për të mbajtur një takim të improvizuar në Pallatin Elysee përpara ceremonisë së hapjes së Notre Dame.
Është vizita e parë e huaj e Trump që kur u zgjodh president i SHBA-së dhe erdhi ndërsa Macron dhe liderë të tjerë evropianë po përpiqen ta bindin atë të mbajë mbështetjen për Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër pushtimit të Rusisë.
Sipas zyrës së Macron, pjesë e diskutimit është edhe Ukraina edhe luftërat në Lindjen e Mesme.
Trumpi tha se ishte “një nder i madh” dhe foli për “marrëdhëniet e shkëlqyera” që ai dhe Macron kanë pasur, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Para se të hynin brenda, republikani tha: “Me siguri duket sikur bota po çmendet pak tani. Dhe ne do të flasim për këtë”.
Bëhet e ditur se Zelensky mbërriti në pallat rreth 45 minuta pas Trumpit.
Macron kishte planifikuar të takohej me Zelenskyn, por propozimi për një takim trepalësh u bë pak para mbërritjes së Trumpit.
“Trump u ftua si president i zgjedhur i një kombi miqësor”, tha zyra e Macron, duke shtuar: “Kjo nuk është aspak e jashtëzakonshme, ne e kemi bërë më parë”.
Ndryshe, presidenti demokrat Joe Biden ishte gjithashtu i ftuar, por nuk do të marrë pjesë.
Ndërsa zonja e parë, Jill Biden, do të përfaqësojë SHBA-në.