Xheneta prish sfidën e “Vëllai i Madh”, akuzon Gjestin që e ka goditur me bërryll

Mbrëmja e djeshme në BBVK, solli tensione mes banorëve gjatë një sfide të pazakontë, ku tre prej tyre duhej të ndanin një veshje të përbashkët.

Xheneta, Drenusha dhe Gjesti duket të qëndronin bashkë, por loja u ndërpre kur Xheneta vendosi të largohej.

Ajo akuzoi Gjestin për sjellje të papranueshme, duke thënë se ai e kishte trajtuar keq gjatë sfidës, madje e kishte tërhequr zvarrë dhe e kishte goditur me bërryll.

Në një moment të tensionuar, Xheneta iu drejtua Gjestit me fjalët: “Ti je dhunues, je kokrra e mashtruesit”.

Ky incident krijoi një atmosferë të ndezur në shtëpi, duke sjellë reagime nga banorët e tjerë dhe duke ngritur pyetje për dinamikat mes tyre. /telegrafi