Bayer Leverkuseni fiton ngushtë ndaj St. Paulit, Bayern Munichu mposht Heidenheimin

Kanë përfunduar dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 13-të në Bundesliga.

Bayer Leverkuseni ka arritur të shënojë fitore të ngushtë në shtëpi ndaj St. Paulit, me rezultat 2-1.

Golin e pare arriti ta shënojë Florian Wirtz me asistimin e mesfushorit Kosovar, Granit Xhaka (6’), kurse të dytin e realizoi Tah (21’), kurse për skuadren mysafire realizoi Guilavogui në minutën e 84-të.

Kësisoj, Leverkuseni renditet i treti me 26 pikë, kurse St. Pauli i 15-ti me 11 sosh.

Në anën tjetër, fitore ka shënuar edhe Bayern Munichu ndaj Heidenheim, me rezultat 4-2 në stadiumin “Allianz”.

Golat për bavarezët i shënuan Upamecano (18’), Musiala (56’, 90+1’), Goretzka (84’), ndërsa për skuadrën mysafire realizuan Honsak (50’) dhe Dorsch (80’).

Pas kësaj fitore, Bayerni vazhdon kreun e tabelës me 33 pikë, kurse Heidenheim është i 16-ti me dhjetë sosh. /Zëri