Arrestohen tre prishtinas, dyshohen për hajni

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të rinj mbrëmjen e së premtes, pasi po dyshohen për dy raste të vjedhjeve.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se ngjarjet kanë ndodhur mbrëmë në lagjen Mati në kryeqytet, ku nga dy vetura të ndryshme, janë vjedhur katër laptopë, dhe dy telefona, raporton Zeri.info.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë ai që ka mundësuar që vetëm disa minuta pas raportimit të rasteve, të identifikohen dhe arrestohen tre personat e dyshuar: – D. M, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, – E.B,, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe – A.B,mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së .

Po ashtu bëhet e ditur se pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja e një vendbanimi ku janë gjetur dhe sekuestruar tre laptopë dhe gjësende të tjera që mund të ndërlidhen me rastet.

“Personat e arrestuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore para se rastet të procedohen më tej”, thuhet në njoftimin e Policisë.