Xheneta shpërthen në lot pas veprimeve të Gjestit: Me të dashtë e me ta bë kështu nuk kam parë

Momente të vështira emocionale u panë mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kur Xheneta shpërtheu në lot pas një incidenti që ndodhi gjatë natës me banorin tjetër, Gjestin.

Gjatë një bisede të ngushtë me Vullnetin, Xheneta shprehu zhgënjimin dhe dhimbjen që ndjente pas një momenti të tensionuar.

Në bisedën me Vullnetin, ajo tha: “Me arritë një person që të thotë të tua e t’i bëjë këto gjëra, nuk e kuptoj”.

Xheneta tregoi se ishte thellësisht e prekur nga një veprim i Gjestit që ajo e përjetoi si agresiv. Ajo kujtoi një moment kur ai e kishte goditur lehtë me bërryl, gjë që i kishte rikthyer kujtimet e një lidhjeje të mëparshme që e kishte lënduar emocionalisht.

“Nuk guxojke t’i bënte asgjë Drenushës, unë s’kam mbet 40 kilogramë, ai ma mëshoi me bërryl. Ma ka kujtuar lidhjen time, po m’i rikujton traumat nga ajo lidhje”, u shpreh ajo mes lotësh.

Ajo shtoi se kjo situatë e ka bërë të ndjejë pasiguri dhe distancë, madje ka shprehur edhe një shqetësim të thellë për marrëdhënien e saj me Gjestin në shtëpi: “Unë i kam thënë edhe këtij, nëse nuk e ndjejë të fle një natë me ty, nuk e di. Jam shumë keq.”

Momenti i Xhenetës ka nxitur reagime nga banorët, ndërsa ata po përpiqen të kuptojnë më mirë ndjeshmëritë dhe shqetësimet e saj. /telegrafi