Dy shtetas turk kapen me dokumente të falsifikuara në aeroportin “Adem Jashari”

Policia e Kosovës ka ndaluar dje dy shtetas të Turqisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Një burrë dhe një grua me shtetësi turke kanë prezantuar pasaporta franceze në emër të persona të tjerë e që dyshohet se ishin të falsifikuara, transmeton Zeri.info.

Raporti i plotë i policisë për dy rastet:

Aeroporti i Prishtinës 06.12.2024 – 14:00. Një i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë është arrestuar për arsye se i njëjti gjatë legjitimimit të dokumenteve ka prezantuar një pasaportë franceze në emër të një personit tjetër që dyshohet se është e falsifikuara. Dokumenti i dyshuar për falsifikim është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Aeroporti i Prishtinës 06.12.2024 – 14:00. Një e dyshuari femër shtetase e Turqisë është arrestuar për arsye se e njëjta gjatë legjitimimit të dokumenteve ka prezantuar një pasaportë franceze në emër të një personit tjetër që dyshohet se është e falsifikuara. Dokumenti i dyshuar për falsifikim është sekuestruar, ndërsa e dyshuara pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.