Prishtinasit ia vjedhin 22 mijë dollarë kriptovaluta
Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në llogarinë e tij të kriptovalutave.
Siç ka raportuar ai, nga llogaria e tij kanë vjedhur 22.000 dollarë kriptovaluta, transmeton Zeri.info.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në llogarinë e tij të platformës së kriptovalutave dhe i kanë vjedhur 22.000 dollarë kriptovaluta. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri