40 vjet nga “Last Christmas”: Kujtime dhe kthesat e jetës pas hitit legjendar të Wham

Hiti klasik i Wham, “Last Christmas”, shënon 40-vjetorin e tij këtë vit, duke mbetur një ndër këngët më ikonike të sezonit.

Për të festuar, Andrew Ridgeley, anëtari i grupit, u kthye në fshatin alpin zviceran ku u xhirua videoja, bashkë me disa nga yjet që u shfaqën në të.

Ky udhëtim ishte gjithashtu një homazh për George Michael, i cili ndërroi jetë në Krishtlindje të vitit 2016, shkruan DailyMail.

Andrew e përshkroi humbjen e mikut të tij të ngushtë si një boshllëk të madh dhe e kujtoi si “gjysmën e tij tjetër”.

Pas shpërbërjes së Wham! në vitin 1986, Ridgeley u përpoq me karrierë solo dhe projekte të ndryshme, por suksesi i madh i mungoi.

Megjithatë, të ardhurat nga hiti “Careless Whisper” i kanë siguruar një jetë të rehatshme.

Në vitet e fundit, ai është angazhuar në projekte mjedisore dhe kujtime për George, përfshirë dokumentarin e Netflix për “Wham!”.

Në jetën personale, Andrew është beqar dhe ka lënë pas një marrëdhënie të gjatë me Keren Woodward të Bananarama, duke ndarë se aktualisht nuk synon një marrëdhënie monogame.

Ndërsa shijon lirinë dhe pasionin për çiklizmin, ai mbetet një figurë e dashur për fansat e muzikës pop të viteve 80. /telegrafi