Të shtëna armësh në Prishtinë, Policia jep detaje
Të enjten pasmesnate Policia është njoftuar se në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur në rrugën “27 Nëntori” dhe personi i dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes pas të shtënave, transmeton Zeri.info.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore”, ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh. /Zëri