Tërmeti i fortë godet Kaliforninë, paralajmërim edhe për cunami

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.0 ka goditur brigjet e Kalifornisë veriore, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Pas këtij tërmeti ka një paralajmërim për cunami përgjatë brigjeve të Kalifornisë veriore dhe Oregonit jugor.

Epiqendra e tërmetit u shënua pranë Ferndale, Kaliforni, një qytet i vogël në kontenë Humboldt.