Xheneta Fetahu: Kam dërguar fotografi të këmbëve në OnlyFans
Drilon Rama së fundmi ka qenë kurioz për një platformë, teksa ka pyetur vajzat e shtëpisë, konkretisht Xheneta Fetahun.
Ai e ka pyetur nëse e di se çfarë është OnlyFans dhe nëse e ka praktikuar ndonjëherë.
Modelja theksoi se ka dërguar fotografi të këmbëve, por jo me profil origjinal, me të shoqërisë.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Driloni: A e di çka është OnlyFans?
Xhenta: Po.
Driloni: Dua të di, po më intereson a kishe bërë këso gjërash në OnlyFans a e bën ndonjë shoqe e juaj, mos thuaj jo se e bën.
Xheneta: Në Suedi po, në Kosovë jo. Është jeta e tyre.
Driloni: E si e bën? A njeh dikë që dërgon foto të këmbëve e këto gjëra.
Xheneta: Po, fotografi të këmbëve kam bërë edhe unë. Kemi qenë kështu shoqëri të gjithë, kur i kam pasur 23, 24 vjeç dhe në Suedi njihet një faqe tjetër ‘foot fetish’ që dërgon fotografi të këmbëve, ama nuk ka qenë asnjëherë profili im.
Driloni: Sa pare mund të bësh? Vetëm lyji thonjtë dhe dërgo foto të këmbëve. /telegrafi