Reperin Diddy e pret një Krishtlindje krejt ndryshe në burg, larg luksit që është mësuar

Reperi P. Diddy (55 vjeçar) aktualisht ndodhet në burg, ku do të kalojë edhe Krishtlindjet.

Avokati James Pipe, i cili ofron ndihmë financiare për ish të burgosurit, dha një pasqyrë se çfarë lloj Krishtlindjesh mund të priste Diddy.

“Ndërsa sezoni i festave mund të sjellë një atmosferë paksa të përmbajtur Krishtlindjesh për të burgosurit e tjerë, për Diddy kjo do të jetë një kujtesë e seriozitetit të akuzave kundër tij, si dhe pasojave të veprimeve të tij”, tha ai për Daily Star.

Nëse buxheti i burgut e lejon, thonë ata, të burgosurit mund të marrin kakao ose ndonjë pastë.

“Aktivitete të tilla si një film për Krishtlindje apo shkëmbimi i kartave mund të lejohen, por realiteti i të qenit në burg është i pashmangshëm”.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, këtë vit do t’i kalojë një Krishtlindje shumë më ndryshe si zakonisht.

Larg luksit me të cilin ishte mësuar

“Menyja mund të përfshijë një vakt pak më të madh se sa është standardi – një gjel deti i mbushur dhe një ëmbëlsirë e thjeshtë. Është ende shumë larg nga pasuria që ai është mësuar”, pohon Pipe.

Kujtojmë se ndaj reperit së fundmi është ngritur aktakuzë e re. Dizajnerja e modës Bryana Bana Bongolan ka akuzuar manjatin për abuzimin, i cili dyshohet se ka qenë në apartamentin e ish-të dashurës së Combs, Cassie Ventura. /telegrafi