Genesis zbulon vizionin e veturës së saj të parë për gara

Krahu luksoz i Hyundai, Genesis, po shkon drejt pistave.

Të mërkurën, marka prezantoi një vizion të veturës së saj të parë për gara, GMR-001.

Është një prototip i nivelit të lartë me të cilin Genesis synon të hyjë në Kampionatin Botëror të Qëndrueshmërisë (WEC) në vitin 2026 dhe serinë IMSA WeatherTech në Amerikën e Veriut në vitin 2027.

Po, kjo do të thotë që Genesis do të jetë pjesë edhe e garës Le Mans.

Bëhet e ditur se GMR-001 është ndërtuar sipas grupit të rregullave LMDh.

 

Veturat LMDh përdorin komponentë të zakonshëm hibridë – një bateri nga Williams, një motor nga Bosch dhe një transmision nga X-Trac.

Për t’u përgatitur për sezonin debutues, GMR do të bëjë një hyrje në Serinë Evropiane Le Mans vitin e ardhshëm, me një ekip të përbërë nga Logan Sargent, Jamie Chadwick dhe Mathys Jaubert.

LMDh ka ofruar një zgjidhje relativisht me kosto të ulët për prodhuesit e automjeteve për t’u futur në garat e makinave sportive të nivelit të lartë.

Veturat e ndërtuara sipas këtij grupi rregullash përfshijnë Acura ARX-06, Alpine A424, BMW M Hybrid V-8, Cadillac V-Series.R, Lamborghini SC63 dhe Porsche 963.