Rovena Stefa: Do të doja shumë ta gjej dashurinë e jetës dhe të kem fëmijë

Banorët e Big Brother VIP Kosova 3 janë përballur ditën e djeshme (e martë) me një sfidë.

“Ngjyrat e jetës time” ka bërë bashkë të gjithë konkurrentët, që duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve.

Në një nga pyetjet që iu parashtrua, Rovena Stefa ka treguar se si e sheh veten në të ardhmen.

Ajo thotë se do të dëshironte shumë ta gjente dashurinë e jetës, pasi deri më tani nuk ka pasur sukses.

Mes të tjerash, këngëtarja e njohur shqiptare shpreh dëshirën edhe për të pasur fëmijë.

“Në aspektin personal. Do doja shumë të gjej dashurinë e jetës që deri tani nuk ka qenë e suksesshme e të kem fëmijë. E di se jam në ato limitet e mia”, u shpreh ajo.

Stefa deri më tani nuk është njohur për ndonjë romancë publike, meqë e ka ruajtur këtë pjesë me shumë fanatizëm. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)