Kearns: Dështimi i Serbisë për ta arrestuar Radoiçiqin inkurajon të tjerët për akte të tilla

Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka reaguar për sulmin terrorist që ndodhi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut më 29 nëntor.

Ligjvënësja britanike e ka quajtur sulmin si përpjekje e qartë për t’u shkaktuar dëm civilëve përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike.

Sipas saj, dështimi i Serbisë për të arrestuar Milan Radoiçiqin dhe personat e tjerë përgjegjës për sulmin në Banjskë inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas këtyre akteve.

Deputetja britanike ka thënë se Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën, kundër terrorizmit.

“Sulmi terrorist në rrugën ujore Ibër-Lepenci në Kosovë ishte një përpjekje e qartë për t’u shkaktuar dëm civilëve përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike. Dështimi i Serbisë për të arrestuar dhe depërtuar Milan Radoiçiqin dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë i inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla. Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit”, shkroi Kearnsi.