Kosova dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje doganore

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Arabisë Saudite kanë nënshkruar marrëveshje doganore në ceremoninë hapëse të Konferencës Ndërkombëtare për “Zekatin, Tatimin dhe Doganat 2024”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave Hekuran Murati, i cili tha se kjo marrëveshje adreson çështjet doganore dhe është në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, transmeton Zeri.info.

“Kjo marrëveshje, që adreson çështjet doganore dhe është në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, përfaqëson një hap të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Duke përafruar bashkëpunimin tonë shumëdimensional në fushën e Doganave, marrëveshja do të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e sigurisë dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, shkroi Murati. /Zëri