Kuçi hedh dyshime për kishat ortodokse serbe në Kosovë: S’e dimë se ç’ka brenda
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në orët e vona të së premtes së kaluar u shoqërua me aksione të shumta të Policisë së Kosovës.
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dje njoftoi se policia ka gjetur sërish armatim në veri e po ashtu edhe uniforma ushtarake që i takojnë SHBA-së, Britanisë, Serbisë e Rusisë.
E sipas Gurakuq Kuçit, nga instituti “Octopus”, armatim do të gjendet edhe në vazhdim në zonat e veriut.
Ai ngriti edhe dyshimet për kishat ortodokse serbe që janë në Kosovë.
“Sikur në rastin e Banjskës, ku në Kishën e Banjës u gjet armatim i madh, ne nuk e dimë se se çfarë ka në kishat ortodokse, a ka ndonjë armatim dhe çfarë njerëz qëndrojnë nëpër këta tempuj fetarë”, tha Kuçi në Klan Kosova.