Begaj nga Italia: Krenarë për punën e investimin e shqiptarëve për të ruajtur gjuhën e traditat tona

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka qëndruar në Itali, ku ka takuar shqiptarët atje.

Ai ka publikuar edhe disa fotografi, ku siç tha, është me shqiptarët dhe autoritetet italiane të Emiglia Romagnas.

Ai u shpreh krenarë për punën e investimin e  shqiptarëve për të ruajtur gjuhën e traditat.

“Me shqiptarët dhe autoritetet italiane të Emiglia Romagna-s. Krenarë për punën, arritjet dhe sukseset e shqiptarëve, investimin e tyre per të ruajtur e trashëguar gjuhën e traditat tona”, ka shkruar Begaj.