Arrestohen e mitura dhe 23-vjeçari, dyshohen për grabitje të parave dhe një ore të shtrenjtë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të martën në Mitrovicë një vajzë të mitur dhe një 23-vjeçar nën dyshimin se kanë kryer grabitje.

Sipas policisë, grabitja kishte ndodhur më 26 nëntor të këtij viti në rrugën ‘Mulliri i vjetër ‘, ku viktimës i ishin grabitur një sasi e të hollave dhe një orë dore të shtrenjtë.

“Mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara, sot me datën 03.12.2024, në orët e paradites është arrestuar e dyshuara e parë e moshës së mitur e cila pas procedurës së intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

E mitura pas procedurës së intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në orët e pasdites është arrestuar edhe i dyshuari i dytë F.H.,23 vjeçar, shtetas i Kosovës, të cilit pas procedurës së intervistimit, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.