Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë qasje më të mirë

Fëmijët me aftësi të kufizuar kërkojnë qasje më të mirë nga shteti. E të njëjtin mendim e kanë edhe prindërit e tyre duke treguar sfidat dhe vështirësitë që hasin gjatë rrugës.

“Kërkesa jem është me kanë qasja më e mirë”.

Kjo është vetëm njëra nga shumë personat me aftësi të kufizuara e që kërkojnë qasje më të mirë.

E sipas prindit të saj Ismajl Krasniqi, sfidat për ta janë të shumta.

“Asistent nuk ka atje, asistenti mungon, mungojnë shumë gjëra. Sfida jonë nuk është bash e lehtë se kemi sfida të llojllojshme. Ata prind që i kanë këta fëmijë kështu e din”, tha prindi Ismajl Krasniqi.

“Tjetër kund nga shteti nuk kemi pas mundësi me përfituar diçka, përfitimi i vetëm është një pension i cili nuk vlen aspak për këtë, se kjo i ka 400 euro kosto në muaj, i kushtojnë veç barnat terapitë që i merr”

Krasniqi ka edhe një kërkesë drejtuar prindërve që janë të sprovuar.

“Personat që janë më aftësi të kufizuara duhet me u pajtu me sprovën, prindërit mundohen i shoh edhe këtu por e kisha bërë si këshillë , kërkesë prindërve që të mos i lënë fëmijët mbas dore pa marrë parasysh se në çfarë gjendje ka. Këta e kanë gjendjen e rënduar, por ajo rëndohu edhe nëse e sheh prindin duke mos u angazhuar mbas tyre dhe duke mos dhënë të mira për ta”, tha Krasniqi për Teve1.

E pa kënaqur më shërbimet që i ofrohen djalit të saj është edhe Blerina Zogaj.

Sipas saj , djalit të saj i është bërë padrejtësi.

“Të ju njihet e drejta e pensioneve sa ju takon jo si rasti i Leartit,se Learti i takon kategorisë së parë e kanë vë ne të dytën dhe e merr një pension prej 150 eurosh. Leartit i takon edhe kujdestaria, për fat të keq nuk është bë vlerësimi i drejtë dhe Leartit ia kanë mohuar këtë të drejtë”, tha Blerina Zogaj.

Në mungesë të asistentes ajo detyrohet vet të luaj rolin e asistentes për të birin gjatë mësimit.