Osmani: Më shumë përfaqësim e fuqizim për personat me nevoja të veçanta
Presidentja e ë Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, rikujtojmë rëndësinë e angazhimit tonë që të gjithë të kenë mundësi për një jetë të dinjitetshme dhe të barabartë.
Osmani, në një postim në Facebook, ka thënë se “mundësi të barabarta, më shumë përfaqësim, fuqizim dhe besim të plotë tek personat me nevoja të veçanta – kjo e bën botën më të mirë, shoqërinë tonë më prosperuese dhe të ardhmen më premtuese”.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, rikujtojmë rëndësinë e angazhimit tonë që të gjithë të kenë mundësi për një jetë të dinjitetshme dhe të barabartë”, ka shkruar Osmani.