Bogujevci: Serbia nuk ndryshon kurrë, vendi duhet të fuqizohet

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci, është njëra nga të mbijetuarat e masakrës që ndodhi më 28 mars 1999-të në Podujevë.

Në këtë masakër ajo humbi shumë anëtarë të familjes.

Bogujevci tha se që nga paslufta ishte ballafaquar me Serbinë.

Ajo tha se Serbia do të mbetet aty ku është nuk ndryshon kurrë.

“Ne duhet ta fuqizojmë vendin tonë. Fuqizojmë ushtrinë, policinë, inteligjencën. Domethënë çdo element përbrenda që lidhet me çështjen e sigurisë duhet të ketë prioritet dhe të fuqizohet”, tha Bogujevci në Klan Kosova.