Amorimi konfirmon rikthimin e yllit të Man United për derbin me Arsenalin

Bruno Fernandes ishte një lojtar kyç në fitoren 4-0 të Manchester United ndaj Evertonit në fundjavë.

Por, mesfushori u largua në pjesën e dytë me atë që dukej të ishte një lëndim serioz.

Ai kishte një qese me akull të lidhur në kyçin e këmbës së tij ndërsa ishte ulur në stol, duke bërë që tifozët të frikësoheshin nga më e keqja.

Ruben Amorim tani ka konfirmuar se lojtari është i gatshëm për t’u përballur me Arsenalin të mërkurën.

“Jo, ai është i aftë për të luajtur. Unë e pash atë këtë mëngjes dhe ai është i aftë për të luajtur”, deklaroi trajneri i Djajve të Kuq.

“Ai është një djalë që nuk ka nevojë për shumë pushim, ju e njihni atë. Ai është i përgatitur për të luajtur”, ka shtuar më tej ai. /telegrafi