Policia po heton tri raste vdekjesh gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Policia ka nisur hetimet për tri raste të vdekjeve të tre personave.

Një rast është raportuar në Drenas dhe dy të tjerë në Ferizaj, transmeton Zeri.info.

Në rastin në Drenas raportohet se është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Rasti i dytë është raportuar në Nerodime të Epërme të Ferizajt, ku është gjetur pa shenja jete një mashkull, po ashtu edhe për këtë rast është njoftuar Prokuroria.

Ndërsa në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj ankuesja femër ka raportuar se e ka gjetur pa shenja jete vëllain e saj.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri