Reagon Arbenita pasi Fero ia publikoi një foto në Dubai: Të uroj shërim të shpejtë!

Reperi Fero dhe modelja Arbenita duket se nuk po gjejnë qetësi.

Fero përpos problemeve që thotë se i ka s ai përket kujdestarisë së vajzës, ai tanimë nxori në publik edhe diçka tjetër.

Sipas Feros, Arbenita ka nisur takime me një person jashtë Kosovës, nacionalitet joshqiptar e në Dubai.

Ai ka publikuar edhe një fotografi ku thotë se modelja po shihet bashkë me të dhe vajzën.

“Ndërkohë në Dubai. Me të dashurin e ri (Hasanin) dhe me vajzën time)", shkroi Fero.

Siç duket ai tashmë ka mësuar dicka të re sa i përket jetës së modeles atje.

E reagimi i Arbenitës ishte së ne fakt me këtë person që merret me patundshmëri u takua për një apartament.

“Jeta ime private nuk te takon ty sepse nuk jemi me bashke. Me keto gjera te shemtuara dhe shpifje vetem e po e tregon karakterin e mashkullit te ulet qe e ke”.

Madje ajo tha se uron që Fero të gjejë urim sa më shpejt.