Vdes gazetari Zijadin Gashi
Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka vdekur gazetari Zijadin Gashi.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, derisa kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 14:00.
“Të dashur familjarë e miq, me dhimbje të thellë ju njoftojmë që sot, më datë 3.12.2024, ndërroi jetë më i dashuri jonë, Zijadin Gashi. Varrimi do të bëhet sot në varrezat e qytetit të Prishtinës në kohën e Ikindisë, ora 14:00”, thuhet në njoftimin e familjarëve të tij.
Zijadin Gashi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike në tru para disa javësh.
Gashi njihet për kontributin e dhënë në gazetari gjatë periudhave të vështira të Kosovës. /Telegrafi