Bajrami: Nëse me të vërtetë ka sovranitet në veri, s’ka mundësi të hyjë gjithë ai armatim

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se grantet që u janë dhënë familjarëve nga partia në pushtet “nuk mund të mbulohen me terrorizmin në veri”.

Ajo shtoi se nëse do të kishte sovranitet në veri, nuk do të kishte mundësi të hyjë armatim brenda.

“Keni dhënë grante për familjarë dhe sot del ministri don me i mbulu skandalet duke u thirrë në ditëlindjen e të madhit Ibrahim Rugova. Nuk shkon kështu. As nuk mundeni me mbulu me terrorizmin që po ndodhë në veri, as nuk mundeni me na shitë trimëri për çka po ndodhë në veri, sepse sikur të kishte sovranitet me të vërtetë nuk kish pasë mundësi me ndodhë këto që po ndodhin, me hi gjithë ai armatim brenda”, tha Bajrami.

Ajo tha se më 9 shkurt “LVV-ja shkon në shtëpi, sepse praktika ka zgjatur shumë”.