Kurti Tahirit për tenderët njëburimorë: Ekziston mundësia ligjore për cilësi më të lartë e kosto më të ulët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur deputetit të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili përmendi, siç i quajti, skandalet e kësaj qeverie.

Një ndër to ishin edhe tenderët njëburimorë, për të cilët tha se ka lidhur mbi 2 mijë e 100 kontrata, me procedurë të negociuara, pa publikim të njoftimit të kontratës.

Për këtë Kurti tha se Qeveria e tij nuk ka bërë gjëra të paligjshme.

“Qeveria jonë nuk ka bërë gjëra të paligjshme. Ekziston mundësia ligjore për të pasur cilësi më të lartë e kosto më të ulët nëpërmjet procedurës së negociuar të tenderimit. Deputet Tahiri, në fjalën tuaj hyrëse ju thatë që kryeministrit nuk i ka shkelur këmba në Shtëpinë e Bardhë. Ku e kam takuar sekretarin Blinken, atë e kam takuar në ‘Steat Departament’. Mund të diskutojmë për bindje të ndryshme, por mos i mohoni faktet”, u shpreh Kurti.