Koncepti i ri i vetëqëndrueshmërisë me ushqim në FSK, Maqedonci: Kosto më e ulët e shërbim më kualitativ

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se koncepti i ri i vetëqëndrueshmërisë me ushqim në FSK jo vetëm që ka kosto më të ulët, por edhe është më kualitativ.

Kështu u shpreh ministri para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Mund të them me përgjegjësi të plotë, që koncepti i ri i vetëqëndrueshmërisë me ushqim, përveçqë ka një kosto jashtëzakonisht më të ulët të shpenzimeve, në krahasim me buxhetin e planifikuar me kontratë trevjeçare, ku ka qenë i planifikuar një buxhet prej 13 milionë eurove, për operatorët ekonomikë për të shërbyer ushqim dhe me konceptin që jemi duke zhvilluar, atë po e bëjmë me më pak se 4 milionë euro. Gjithashtu po mundëson të shërbehet ushqim më kualitativ dhe një vetëqëndrueshmëri të nevojës si në rastin e 29 nëntorit”, tha Maqedonci.