Tahiri thotë se Kurti nuk ia doli ta arsyetojë mospunën e tij
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti për këto katër vjet të qeverisjes së tij nuk arriti në seancë që të përmendë asnjë projekt që po e përfundon.
Ai tha se fenomeni që më shumë e ka goditur Kosovës është emigrimi i qytetar - zbrazja e Kosovës.
“Cila është Kosova sot pas katër vite qeverisje 'Kurti'? A është kjo qeveri që ata kanë votuar qytetarët? Cila është pamja sot? Fenomeni që më shumë e ka goditur Kosovës është emigrimi i qytetar, zbrazja e Kosovës. Sipas statistikave gjatë këtyre katër viteve, 50 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën brenda një vitit, për tre vjet rresht ka 50 mijë qytetarë kanë lëshuar vendin. 41 për qind e shtëpive në Istog janë të pabanuar, Klina 40 për qind të pa banuar…. i bie që rreth 30-35 për qind e shtëpive janë të pa banuara në Kosovë. Nëse i shihni arsyet e Institutit GAP se pse këta e kanë lëshuar janë arsyet ekonomike”, tha Tahiri.
Sipas tij, kryeministri më shumë u shfaq si prezantues para deputetëve sesa që ia doli të arsyetohet.
“Këto katër vjet qeverisë kryeministrit të Kosovës nuk arrit me përmend asnjë projekt që po e përfundon. Kryeministrin më shumë e pamë si prezantues të statistikave të Prokurorisë, gjykatave, prezantues të ministrive por nuk e pamë si një kryeministër”, ka thënë Tahiri.