Kurti opozitës për qeverisjen e tij: Qëndroj me krenari dhe vetëbesim, pasi këto katër vjet ishin të mbushur me arritje

Kryeministri i vendit Albin Kurti, në seancën ku po diskutohen katër vjetët e qeverisjes së tij, u është kundërpërgjigjur kritikave të opozitës, duke thënë se me krenari dhe besim flet për punën e bërë gjatë mandatit të tij.

Ai ka thënë se janë kritikuar për mosnjohje të reja, por që sipas tij as njohjet e reja e as liberalizmi i vizave nuk ka qenë premtim i tyre.

Ai ka shtuar se kanë premtuar punësim dhe drejtësi dhe ka thënë se për këtë duhet të peshohen premtimet që kanë dhënë.

“Unë qëndroj me krenari dhe besim për këtë katër vjeçar. Është një histori ndryshime që prekin jetën e secilit qytetarë. Këto histori suksesi flasin për një të ardhme më të mirë që nuk e përjashtojnë askënd. Le të fillojmë me ekonominë, për këto katër vite kemi pasur 6,36 për qind të bruto produkt vendor. Papunësia që dikur ndihej si një re e rend sot ka rënë, sfidë na mbetet aktivizimi i grave… kemi punësuar indirekt 12 mijë grave, pagën minimale e kemi të re 350 euro, ka pasur diskutimi sipas moshës, e kemi gjetur 170 e paga minimale që nuk është prekur për një dekadë”, tha ai.