Haki Abazi i bashkohet Grupit Parlamentar të AAK-së

Pasi dje e zyrtarizoi anëtarësimin e tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Haki Abazi edhe në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës i është bashkuar këtij grupi parlamentar, pra është ulur në ulëset ku qëndrojnë deputetët e AAK-së, raporton Zeri.info.

Abazi po ashtu do të jetë edhe në listën e deputetëve në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

Theksojmë se sot, me kërkesë të AAK-së, Kuvendi i Kosovës shqyrton në seancë plenare projektrezolutën për katër vjet qeverisje. /Zëri