Situata e sigurisë pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, Hovenieri në takim me Kurtin
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, do të zhvillojë sot një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Siç raportohet, pas këtij takimi ambasadori do t’u drejtohet medieve dhe do të flasë për sulmin në Zunbin Potok, konkretisht në kanalin e Ibër-Lepencit.
Sulmi terrorist në veri të vendit ndodhi më 29 nëntor dhe lidhur me rastin, një personit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.