A ka ambicie për t’u bërë kryetar i FFK-së? Ja si përgjigjet Ejupi
Në opnionin kosovar shpesh herë është permendur emri i Remzi Ejupit, si një nga pretendentet për të udhëhequr me Federatën e Futbollit të Kosovës, e gjitha kjo duke marrë parasysh kontributin e tij në futboll që nga vitet e 90’ta.
Se a ka ambice për të qenë në krye të FFK-së, Ejupi ka dhënë një përgjigje në një intervistë për emisionin “Kampionët” në Kanal 10.
Ai tha se nuk ka shqiptarë që nuk do të donte të udhëheqte me Federatën, pasi ky është një nder për secilin, por shtoi se është i gatshëm gjithmonë të ndihmojë me eksperiencën e tij 20-vjeçare në sport.
“Seirozisht po e them se jo, por jam i gatshëm çdo herë të ndimojë me ato 20 vitet ekperinecë, me kontaktet, lidhjet e mia, çdo herë. Shumë më shumë më kënaq që ti shoh nga larg dhe të shoh që Kosova ec, sepse për të bërë diçka për vendin duhet secili të niset nga vetvetja”, tha Ejupi.
Ai u pyet edhe për mundësinë që të pranonte udhëheqjen e FFK-së në rast se do të propozohej emri i tij nga klubet, për çka tha se është i gatshëm të ndihmoj e kontriboj, por që nuk pretendon udhëheqjen e Federatës.
“Unë jam i gatshëm ta ndihmojë çdo rrethanë Kosovën, në ato çka unë kam mundësi nëse e shohin që kan nevojë, por që pretendojë jo, kam një moshë tash dhe vërtet deshiroj që të shijoj këto vite që kanë mbetur në të ardhmen. Të jesh kryetar i Federatësh është përgjegjësi shumë e madhe, nuk është e leht që një kryetar me këtë situatë në të cilën është Kosova, nuk është e leht”, tha Ejupi. /Zëri