Ejupi: Pothaujse të gjitha klubet shantazhohen nga FFK-ja

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), më shumë se për sportin në vitet e fundit është përmendur edhe për skandalet, duke i lën nën hije sukseset e lojtarëve të kombëtares sonë.

Për problemet në FFK, ka folur edhe ish-presidenti i “FC Prishtina” Remzi Ejupi, i cili tha se udhëheqësia e tanishme Federatës, më shumë merret me problemet personale dhe si pasojë e kësaj, sipas tij, ata shantazhojnë pastaj edhe klubet.

“Ka probleme të shumta, nuk kalon një javë pa shpërthyer ndonjë skandal. Ne kemi një udhëheqësi të trasheguar e cila shfrytëzohet në mënyrë jo të drejt, duke u marrë me problemet e veta atje, dhe kur kanë probleme private mundohen t’i shantazhojnë edhe klubet. Pothuajse të gjitha klubet janë të shantazhuara, si ato nga vendi i parafundit që luftojnë për të mbietuar, si ato që luftojnë për të dalë në arenën ndërkombëtare”, deklaroi Ejupi në një intervistë për emisionin “Kampionët”.

Ejupi foli edhe për mardhëniet që ka me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, për të cilin tha se s’ka vizion për të quar përpara futbollin kosovar.

“Unë personalisht, kur ai ka ardh fillimisht i kam thënë se je njeri më i duhur, për arsye se ke qenë tash e sa vite në Federatë dhe po deshe me shty përpara, mirë e posizitvisht, vërtet ka mundur të bëjë një mrekulli, por nuk e ka bërë, për arsye se luften e ka pasur çdo herë me klubet për mbijetesë, çdo herë me telashe, kështu që nuk e shoh që ka një vizion për ta zhvilluar, për të ec përpara klubet, sepse pa pasur klube të fuqishme, nuk mund të ketë as Federatë të fuqishme dhe stabile. Derisa ti ke probleme private, me lloj-lloj akuzash, është problem për të ecur para, nuk mund t’i akuzosh lojtarët për ndonjë gjë, kurse ti je me 7-8 akuza të cilat sedin se cila javë se çka të pret dhe t’i akuzosh lojtarët që vinë me kontribu për kombëtaren”, tha Ejupi. /Zëri