Ejupi flet për vitet e vështira të futbollit në vitet e 90’ta

Afaristi kosovar dhe ish-presidenti i klubit “FC Prishtina”, Remzi Ejupi ka folur për vitet e vështira të futbollit në vitet 90’ta.

Ejupi ka thënë se sa i përket angazhimit të tij në sportin kosovar ndihet mjaft i plotësuar, por nuk e mohon se i mungon ky angazhim, pasi ka më shumë se 20 vite angazhim të drejtpërdrejt në klubin e kryeqytetit, i cili ka fituar 18 tituj gjatë këtyre viteve.

“Unë personalisht jam i plotësuar për arsye se 20 vite në futbollin kosovar nuk janë pak, kam arritur të njoftoj njerëz të ndryshëm, lloj-lloj karaktere të njerëzve si në klube, si trajner, lojtar, besoj që ka qenë e mjaftueshme dhe natyrisht ndonjëherë më mungon për arsye se nuk janë të lehta, janë në pyetje 20 vite, ku janë fituar mbi 18 tituj dhe nuk ka qenë pak, deri këtu ka shkuar me shumë vështirësi, sepse ne kemi qenë në periudhën më të keqe prej vitit 2004 deri sa jemi pranuar, kanë qenë bukur do vite, një investim për ta mbajtur gjallë sportin”, tha Ejupi në emisionin “Kampionët”.

Ai shtoi se drejtimi i një klubi sportiv në Kosovë, nuk sjell edhe aq benefite personale, ndërsa përmendi angazhimin e tij në futboll edhe nga diaspora qysh në vitet 90’ta.

“Nuk ka qenë edhe aq e lehtë për arsye se s’kam pas asnjë benefite, vetëm është dashur të investoj për të mbajtur futbollin gjallë. Unë kamë qenë i përfshirë në futboll edhe nga diaspora qysh në vitet 90’ta dhe që atëherë jam interesuar që jo vetëm klubin Prishtina, por edhe klubeve të tjera të ju ndihmojmë”, thotë Ejupi. /Zëri