Kurti jep tri arsye që sipas tij institucionet e sigurisë nuk mund ta parandalonin sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mbajtën një konferencë të përbashkët për medie.

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë tri arsye që sipas tij sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit ka qenë e pamundur të parandalohet.

“Kanali i Ibër-Lepencit është kanal i gjatë prej 50 kilometrave dhe është shumë e vështirë që ai të kontrollohet e të jetë nën mbikëqyrje 24 orë në gjatësinë e tij”.

“E dyta, ne jemi të hendikepuar pasi ish-kryeministri Thaçi ishte zotuar në vitin 2013 se ushtria jonë nuk mund të shkojë në veri të Ibrit dhe në këtë mënyrë atje nuk është situatë sikurse në pjesët tjera të vendit tonë”.

“E treta imagjinata demokratike nuk mund ta përthakojë imagjinatën terroriste e kriminale. Këso sulme u ndodhin edhe vendeve të zhvilluara demokratike madje shumë më tepër se neve. Nga nervozizmi, Serbia i rrit aksionet e tilla, meqë nuk e posedojnë më veriun e Kosovës”, shtoi Kurti