Salah flet për të ardhmen e tij te Liverpooli

Liverpooli arriti të shënojë fitore komode në derbin ndaj Man Cityt, në kuadër të javës së 13-të në Premierligë.

Golat u shënuan nga Gakpo dhe Salah.

Pas ndeshjes ka folur Salah ku mes tjerash ai foli edhe për kontratën e tij me klubin.

“Sinqerisht… është në kokën time. Deri më tani kjo është ndeshja e fundit e Man City që do të luaj për Liverpoolin, kështu që thjesht do ta shijoja”.

“Do të shijoj çdo sekondë këtu. Shpresojmë që thjesht ta fitojmë ligën dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai për “Sky”.

Salah aktualisht ka kontratë të vlefshme me Reds deri në fund të këtij sezoni, 30 qershor 2025. /Zëri