Disa të lënduar pasi shoferi i kamionit në mënyrë të pasigurt shkaktoi dy aksidente në autostradat e Gjermanisë
Një shofer me një kamion ka shkaktuar dy aksidente në disa pjesë të autostradave të ngarkuar anë North Rhine-Whestphalia të Gjermanisë.
Sipas autoriteteve të Dyseldorfit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë mbetur disa të lënduar dhe disa makina të dëmtuara.
Por numri i të lënduarve mund të ndryshojë më tej, ka thënë një zëdhënëse e autoriteteve.
Siç bëhet e ditur më tej, shoferi i kamionit ka shkaktuar aksidente të shumta gjatë vozitjes në A46 dhe A1.
Pas serisë së aksidenteve, ka indikacionet e para se shoferi polak i kamionit mund të ketë konsumuar alkool ose drogë.
Këtë e ka bërë të ditur policia pa dhënë detaje të tjera.
Sipas informacioneve të para, 30-vjeçari u dërgua fillimisht në spital pas arrestimit.
Pasi të kenë përfunduar ekzaminimet mjekësore, ai duhet të intervistohet nëse është e mundur.