U rrëzua në fushë pa ndjenja, gjendja e Edoardo Bove është stabile
Sipas informacioneve që rrjedhin nga spitali Careggi, Edoardo Bove është në gjendje stabile dhe i ndërgjegjshëm, pasi u rrëzua në mes të fushës në ndeshjen Fiorentina – Inter.
22-vjeçari tani merr frymë në mënyrë të pavarur, pa ndihmën e aparaturave.
Kishte frikë dhe panik për atë që ndodhi në stadiumin “Artemio Franchi” të Firences në minutën e 17-të të pjesës së parë.
Mesfushori 22 vjeçar i Fiorentinës, Edoardo Bove, u ndje i sëmurë dhe u rrëzua në tokë me shokët dhe kundërshtarët e tij të habitur, që pas këtij rasti ranë në gjunjë dhe disa ishin të përlotur.
Po ashtu Lega Serie A ka dal me vendim për këtë ndeshje, duke thënë se është shtyrë.
“Ndeshja nuk do të rifillojë dhe është shtyrë për një datë që do të përcaktohet më vonë”, ka shkruar Lega Serie A .