Sulmi në Ibër-Lepenc, njëri nga të dyshuarit del para gjykatës
Njëri nga të dyshuarit në lidhje me shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit, ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e kësaj gjykate Mirlinda Gashi, në një përgjigje të shkurtër për Klankosova.tv.
Ajo tha se seanca ka përfunduar pak minuta më herët, dhe se pritet që të merret aktvendimi mbi kërkesën e prokurorisë që ndaj të pandehurit të caktohet masa e paraburgimit.